Në Kosovë përdoret me të madhe, por OKI mund të ketë efekte anësore fatale për shëndetin

OKI është një nga medikamentet më të përdorura në Kosovë kundër dhimbjes por edhe rastet kur personat janë me gripozë.

Por, përveç efektit të shpejtë, OKI ka edhe efekte anësore të cilat mund të jenë të rënda, por në përdorim afatgjatë të OKI-t mund të jenë edhe fatale.

Mund të shfaqen shqetësime të stomakut, kapsllëk, diarre, marramendje, përgjumje, humbje oreksi ose dhimbje koke. Ndonëse ndonjë nga këto efekte vazhdon ose përkeqësohet njoftoni menjëherë mjekun ose farmacistin tuaj.

Nëse mjeku ju ka udhëzuar ta përdorni këtë ilaç, mbani mend se mjeku juaj ka gjykur se përfitimi për ju është më i madh se rreziku i efekteve anësore. Shumica e njerëzve që e përdorin këtë ilaç nuk kanë efekte anësore.

Ky medikament mund të rrisë presionin e gjakut. Kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe tregoni mjekut tuaj nëse rezultatet janë të larta.

Tregoni menjëherë mjekut nëse keni efekte anësore të tilla si rrahje të shpejta të zemrës, ndryshime të dëgjimit, ndryshime në gjendjen e humorit, dhimbje koke e vazhdueshme e fortë, dhimbje stomaku, ndryshime në shikim, dhimbje të kyqeve ose të ngjashme.

Ky medikament, ndonëse rrallë, mund të ndodh të shkaktojë efekte anësore të tilla si sëmundje serioze të mëlçisë. Kërkoni kujdes të menjëhershëm të mjeku nëse vërëni ndonjë simptomë të dëmtimit të mëlçisë.

SHARE