Policia e gjen veturën që i ishte vjedhur zv/Ministres së Mbrojtjes në Pejë

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka gjetur një veturë të tipit Audi A4, e raportuar si e vjedhur më 31.08.2020 nё Vitomiricё të Pejёs, ёshtё gjetur sot nga Policia e Kosovës.

Vetura me targa të huaja ishte vjedhur nga oborri i shtёpisё së personit ankues dhe pas njё pune operative pjesëtarët e policisë së Kosovës kanё arritur ta gjejnё atë.

Policia njofton se vetura ndodhet në hapësirat e Stacionit Policor nё Pejë, ku pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme do t’i kthehet pronarit legjitim.

Vetura i takon zëvendësministres së Mbrojtjes nga komunitetet joshumicë, Sadika Kofrc.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet zv/ministrja në një postim në facebook.

“Të dashur miq,

Shfrytëzoj rastin të komplimentoj punën e Policisë së Kosovës, dhe shërbimet tjera që punuan në rastin e vjedhjes së veturës sonë. Makina është gjetur. Besoni institucionet tona.”-ka shkruar ajo.

Ndryshe zëvendësministrja në ditën që i ishte vjedhur vetura kishte thënë se synim ishin të vidhen tre veturat që i kishte në oborr.

“Në oborr kam pasur tre vetura, vetura personale më është vjedhur ndërsa dy tjera zyrtare jo”.

“Dy veturat tjera mendoj se nuk kanë arritur të vidhen përshkak se janë model më i ri dhe ka qenë më e vështirë për t’u vjedhur”.