Qeveria e Kosovës vendos, rrit pensionet në 100 euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e skemave pensionale për katër kategori në 100 euro.

Sipas ministrit Hekuran Murati vendimi për rritje të skemave pensionale të këtyre kategorive është e përhershme pas shtesave që ishin bërë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Ne me të marrë mandatin në kuadër të pako së ringjalljes ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë 4 kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro.  Siç e kemi premtuar kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro andaj ju ftoj ta votojmë”, ka thënë Murati.