Kosova synon fitoren e parë ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot me Greqinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Panthessaliko”, me fillim nga ora 20:45.

Dardanët nga tri ndeshjet e para kanë triumfuar në dy prej tyre, derisa humbjen e vetme e kanë ndaj Greqisë.

Kosova në këtë përballje të rëndësishme do të jetë pa shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kolollit, transmeton Klankosova.tv.

Ndeshja do të transmetohet në Klan Kosova.