“Manifestim madhor në përkrahje të Kurtit kundër ndërkombtarëve”

Ish-drejtuesi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi i ka dalur në mbështetje kryeministrit Kurti pasi ky i fundit po pëballet me kritika për marrdhëniet më ndërkombtarët.

Abazi përmes një statusi në “Facebook”, ka pyetur se a do të ketë manifestim në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti.

“Mos ka ardhur koha për një manifestim madhor në Prishtinë në mbështetje të Qeverisë Kurti përballë presionit që vjen nga Serbia dhe cilido ndërkombëtar, që edhe miqtë tanë të marrin mesazhin e qartë … ?”, pyeti Abazi.

Ai tha se nesë do ndodhte një gjë e tillë do të ndihmonte që të koordinonte autobusat për të ardhur nga Tirana në Prishtinë.

“Nëse organizohet, me dëshirë ndihmojë në koordnimin e autobusëve edhe nga Tirana”, shkroi ai.

Takimi i 21 nentorit i Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje.

Edhe propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.