Vetëdorëzohet në polici i dyshuari që plagosi një person në Tregun e Veturave

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm tek Tregu i Veturave në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për klankosova.tv se i dyshuari për kryerjen e këtij akti është vetëdorëzuar në polici pasdite.

“I dyshuari për plagosjen me armë zjarri të një personi në Tregun e Vetuarve është vetëdorëzuar sot në polici. Policia është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe vepra është iniciuar si “tentim vrasje”.

Viktima është duke marrë trajtim mjekësor.

SHARE