Vrasja në Klinë, pamje ekskluzive kur i dyshuari ikë me armë në dorë

Një plagosje ka ndodhur të hënën në Klinë, në ora 16:40, ku më pas nuk arriti t’i përballonte plagët e marra.

Plagosja është konfirmuar nga Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.

T7 ka siguruar një video teksa i dyshuari shihet duke ikur me armë në dorë.