Albin Kurti tregon se a do të shkoj sonte në “Fadil Vokrri”

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se a do të jetë pjesë e ndeshjes Kosovë-Angli.

Kurti ka deklaruar se në pasditen e sotme do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta inFokus.

“Sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot. Në mesditë me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën, kurse pasdite te “Fadil Vokrri” në stadiumin e qytetit me futbollistët tanë” ka shkruar ai

Kurti gjithashtu në këtë status ka kujtuar edhe kohen kur luante Vokrrri, shkruan Gazeta inFokus.

 

“Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”. Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit “Prishtina”, disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik “Prishtina” me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli” ka perfunduar ai.