11 në Spitalin e Pejës pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë me koronavirus, 43 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa 11 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me COVID-19. 43 pacientë janë me oksigjenoterapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët tjerë kanë një gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë fundjavës, në Spitalin e Pejës 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

“Gjatë fundjavës të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”.