Itali: 17 mjekë specialistë, humbën jetën nga koronavirusi

Itali: 17 mjekë specialistë, pediatër a psikologë humbën jetën nga koronavirusi

Urdhëri i mjekëve italianë informon se ka shkuar në 17 numri i mjekëve viktimë me koronavirus.

Ka mes tyre, mjekë familje, mjekë specialistë në spital, pediatër e psikiatër.

Pesë prej tyre punonin në territorin e provincës së Bergamos. 4 të tjerë në zonën e provincës së Lodit ku u verifikua dhe vatra e parë e përhapjes së pandemisë, 3 mjekë të tjerë punonin në Como, e ka dhe mjekë viktimë në Napoli, Macerata, Mantova, Parma, Varese.

Urdhëri i mjekëve italianë ka apeluar me mjë letër dërguar të gjithë Governtorëve e qeverisjes lokale të rajoneve italiane ta përballojnë me përparësi sigurinë e mjekëve që punojnë në linjën e parë të emergjencës së COVID-19.

Ju shkruajmë përsëri për të shprehur shqetësimin tonë si mjekë në punë për të kontrastuar këtë epidemi të tmerrshme të koronvairusit, lexohet në këtë letër. Shpërndarja e kolegëve në cdo zonë të vendit është e admirueshme nga të gjithë sic është para syve tanë dhe lista që shtohet e kolegëve që mbeten viktimë për shkak të profesionit të tyre e infektimit nga koronavirusi.

Është e rëndësishme, thuhet në këtë letër, ti jepet përparsi sigurisë në punë të mjekëve, si atyre që veprojnë në linjën e parë në spitale ashtu dhe për mjekët territorial të impenjuar në sistemin bazë të asistencës së të sëmurëve.

Gjithashtu urdhëri i mjekëve i ka karkuar qeverisë Conte të rishikoj dekretin e masave ekonomike me 25 miliardë euro duke garantuar më shumë mbështetje për mjekët.

Lista e mjekëve viktimë me koronavirus

Roberto Stella / 11 03 2020

President i urdhërit të mjekëve Varese

Giuseppe Lanati / 12 03 2020
Pneumolog Como

Giuseppe Borghi / 13 03 2020
Mjekë familje / Lodi

Raffaele Giura/ 13 03 2020
Pneumologi / Como

Carlo Zavaritt / 13 03 2020
Pediatër e neuropskiatër fëmijësh/ Bergamo

Luigi Frusciante/ 15 03 2020
Mkelë familje / Como

Mario Giovita /16 03 2020
Mjekë familje / Bergamo

Luigi Ablondi/ 16 03 2020
Epidemiolog, ish drejetor i spitalit të Crema/ Cremona

Franco Galli / 17 03 2020
Medico di base – Mantova

Ivano Vezzulli /17 03 2020
Mjekë familje e mjekë sporti* Lodi

Massimo Borghese /18 03 2020

Otorinolaringolog/ Napoli

Marcello Natali/ 18 03 2020
Mjekë familje, sekretar i Federatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme në Lodi/ Lodi

Antonino Buttafuoco / 18 03 2020
Mjekë familje– Bergamo

Giuseppe Finzi / 19 03 2020
Ematologo e profesor i sëmundjeve të gjakut në Universitetin e Parmës – Parma

Francesco Foltrani / 19 03 2020
Mjekë familje– Macerata

Andrea Carli 19 03 2020
Mjekë familje – Lodi

Bruna Galavotti
Psikiiatre, Dekane e Urdhërit të Grave Mjeke – Bergamo

Piero Lucarelli
Anestezist– Bergamo

Chiara Filipponi/ Venezia. e cila ndërroi jetë më 7 mars 2020 , por udhëri i mjekëve italianë saktëson se Doktoresha Filipponi ishte në fazën terminale të një sëmundje të pashërueshme.