Dibër: I mituri plagos me kallashnikov nënën e tij

Një 15 vjeçar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën në Dibër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selishtë, ku i mituri dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht ndaj së ëmës.

46 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku edhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, shkruan abcnews.

I mituri është shoqëruar në komisariat ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov. Sakaq, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i plotë: 

Plagosi aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia shoqëron në Komisariat të miturin, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.