NESËR, TË HËNËN RIFILLON PROCESI MËSIMOR NË SHKOLLAT E KOMUNËS SË KLINËS

Të nderuar qytetarë, mësimdhënës, nxënës,

Drejtoria Komunale e Arsimit njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët se nesër, më datë 23 janar, rifillon procesi edukativo-mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Klinës dhe në çerdhen e qytetit.
Procesi mësimor do të vazhdojë me orar të rregullt, ndërsa për datën e zëvendësimit të procesit mësimor për ditën e premte do të njoftoheni nga drejtoritë e shkollave përkatëse.