Zenun Elezaj edhe sot në terren: Ka nisur puna për riparimin e dëmeve pas vërshimeve

Reshjet e shiut në ditët e fundit kanë lënë shumë dëme pas vete, si në prona publike ashtu edhe ato private edhe në komunën e Klinës.

Kryetari Zenun Elezaj ka bërë të ditur se menjëherë kanë filluar punën për riparimin e tyre, megjithëse sipas tij është mjaftë sfiduese t`i përmbushin kërkesat e shumta të qytetarëve edhe përkundër bashkëpunimit të shkëlqyer me institucionet relevante, kompanitë e ndryshme dhe angazhimit të madh e të vazhdueshëm.

“Sot, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, kam vizituar punimet në rregullimin e argjinaturave të erroduara të lumit “Klina”.

Po ashtu, kam vizituar edhe ekipet e zjarrfikësve dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, të cilët po bëjnë një punë të pandalshme për largimin e ujërave nëpër podrumet e shtëpive, të cilët i falënderoj për bashkëpunimin”, ka shkruar Elezaj në FB.