Mbi 2000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 2.381 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve është bërë e ditur se një person ka vdekur, kurse 119 qytetarë kanë dalë pozitiv.

MSH-ja më tej ka njoftuar se 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëshit të kaluar janë vaksinuar 762 qytetarë me dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Numri i të shëruarve është 500, kurse në total numri i të shëruarve 220.619.