37 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre për dhunë në familje

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 37 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 47 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se 2 prej tyre janë për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 10 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 8 të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.