Komuna e Klinës njofton qytetarët

Komuna e Klinës njofton qytetarët se, të premten, më datë 10 maj, për shkak të punimeve që do të bëhen në asfaltimin e rrugëve të qytetit, që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira në komunikacion dhe lehtësim të qarkullimit të automjeteve, rruga Skender Rexhepi, një pjesë e rrugëve Mehdi Morina dhe Deshmorët e Kombit do të mbyllen për qarkullim të automjeteve nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 në mbrëmje.