Kush po ia përmend thikën Pacollit nëse e voton qeverinë Kurti? (Foto)

Vetëm pak orë pasi ka deklaruar votë pro qeverisë Kurti, kreu i AKR,-së, Behgjet Pacolli, duket se ka marrë një mesazh nga dikush ndoshta edhe nga partneri i koalicionit se po i godit me thikë pas shpine nëse voton qeverinë Kurti. Në një sms që Kosova Post ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës, Pacolli shkruan se nuk është në pyetje thika për njerëzit që i ka për ‘zemër’ por sipas tij me apo pa votën e tij qeveria Kurti është e paevitueshme, raporton Kosova Post.