Gjendja me COVID-19 në Spitalin e Pejës: Pas më shumë se dy javësh, sot ka më shumë pacientë shëruar se sa të pranuar

Spitali i Pejës ka njoftuar se pas më shumë se dy javësh sot ka më shumë pacientë me Covid-19 të shëruar se sa pacientë të pranuar.

Sipas njoftimit nga spitali aktualisht janë 210 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar.

Njoftohet se 170 pacientë janë me oksigjenoterapi, shtatë pacientë në CPAP, 11 pacientë të shëruar dhe 10 pacientë të pranuar.