Mbyllen lokalet, fillon në Klinë protesta e gastronomëve të Kosovës

Ka filluar protesta e thirrur nga gastronomët e Kosovës.

Dyer të lokaleve të shumta janë mbyllur para pak minutave, nw Klinë teksa përfaqësues e punëtorë të shumë lokaleve janë mbledhur në shesh saktësisht para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në mënyrë simbolike pronarët e kafiterive do t’i lënë çelësat e lokaleve të tyre para objektit të Qeverisë,

Numër i madh i përfaqësuesve të gastronomisë në vend tashmë janë vendosur në shesh duke kërkuar që t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Përfaqësues të gastroniomisë ditë më parë kanë deklaruar  se protesta mbahet si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të COVID-19 dhe mos dhënies së ndihmave ekonomike.

“Po punojmë me rreth 40 për qind të kapacitetit. Punëtorët po i paguajmë njëjtë, edhe pse po punojmë deri në orën 21:00, qarkullimi ka rënë. Të paktën mos t’i ndalojnë subvencionet e punëtorëve prej 170 eurosh”, është shprehur ai më herët.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditët në vijim do të rishqyrtojë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndër masat që do të rivlerësohen, do të jetë edhe gastronomia./