Vetëm dy raste aktive me Covid-19 në Malishevë, që 21 ditë asnjë i prekur

Situata pandemike në Komunën e Malishevës, konsiderohet e qetësuar, pasi sot e 21 ditë, nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 73 persona, dhe vetëm dy raste vazhdojnë të jenë aktiv me COVID-19, bën të ditur kryetari Ragip Begaj.

“Kjo qetësi, është  falë zbatimit të masave parandaluese, disiplinës së treguar nga qytetarët, dhe falë punës dhe angazhimit të shtabit emergjent komunal në Malishevës, që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme në menaxhimin e situatës me COVID-19”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Begaj.

“Për këtë, qytetarët e Komunës së Malishevës, meritojnë respekt dhe falënderim të veçantë për kujdesin e treguar gjatë kohës së pandemisë, e cila vazhdon ende dhe përsëri ju bëjmë apel që të kenë kujdes dhe zbatim rigoroz të masave parandaluese ndaj COVID-19”, ka thënë Begaj.