Për të shtatën ditë me radhë, Suedia ka përqindjen më të madhe të vdekjeve në botë nga Coronavirusi

Suedia ka përqindjen më të madhe të vdekjeve nga coronavirusi për kokë banori në shtatë ditët e fundit – ku po cilësohet si përqindja më e madhe në botë pas izolimit nga COVID-19.

Suedia ka 6.08 vdekje në ditë për një milion banorë, dhe atë ritëm po e mban që nga 13 maji. Është një përqindje shumë më e lartë sesa në vendet e tjera si Britania e Madhe (5.57), Belgjika (4.28), Italia (2.97), Spanja (2.62) dhe Franca me (2.26).

Por janë vetëm Shtetet e Bashkuara, ato që kanë përqindjen më të madhe për kokë banori.

Megjithatë shifrat po ndryshojnë varësisht nga vendi. Në Spanjë numri i vdekjeve për një milion banorë që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së COVID-19, është 594.12, Italia me 529.38 dhe Britania e Madhe me 512.57.

Këtu Suedia është larg tyre, me 336.17 vdekje në një milion banorë.

Kujtojmë që strategjia e Suedisë që nuk praktikojnë distancën fizike sociale është kritikuar ashpër nga shumë njerëz, duke e cilësuar si eksperiment të rrezikshëm.