Ky është i riu që pa kufomën në lumë, derisa po peshkonte në Klinë

Një person është gjendur pa shenja jetë në Lumin e qytetit të Klina.
Klina.info ka raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Por, Klina.info gjithashtu sjellë fotografinë dhe emrin e qytetarit, i cili e kishte vërejtur trupin e pajetë, derisa ka lajmëruar policinë.
Ai për Klina.info ka treguar se ka qenë duke peshkuar derisa ka parë kufomën.

“Kam qenë duke zënë peshk, derisa grepi më është kapur në disa degë, në ujë, kur kam shku e kam parë kufomën dhe e kam thirrë Policinë. Gjithashtu kam dhënë dhe deklaratë”, është shprehur Armend Morina.