Kusari-Lila: Jam 100% e sigurt që PDK-ja dhe Haradinaj i kanë fryrë listat e veteranëve

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, që iu publikuan përgjimet me Slavko Simiqin e Listës Serbe, nuk po heziton të paraqitet në emisione të ndryshme. Bisedat që i nxori Nacionalja, ajo po i quan të paautorizuara, teksa po arsyetohet për temat që ka folur me Simiqin.

Për akuzat që ia ka bërë kreut të AAK-së dhe PDK-së se i kanë fryrë listat e veteranëve, ajo është deklaruar sonte, duke thënë se s’ka asgjë sekrete, jashtë asaj që thuhet publikisht.

”Unë mund ta them që ato që kam diskutu aty nuk është asgjë që nuk kam thënë në publik. Optika e krijimit të një zyre është që brenda. Çështja e veteraneve kemi pasur përplasje të vazhdueshme në Kuvend, pas një komunikimi të tillë kanë dalë dhe kanë vazhdu ofendimet. Të gjitha këto që janë thënë, janë thënë publikisht”, ka thënë ajo në T7.

Ajo ka deklaruar se ata që janë thirrur në veteranët më së shumti kanë manipuluar me ta.