Temperaturat deri në 38 gradë Celsius, kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit

Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Sipas Meteo Kosova, ka rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në jugperëndim të vendit, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C.