Sot mot i ndryshueshëm në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat në disa vende parashihet të sjellin edhe reshje shiu.

“Të dielen do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell, Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.