Skender Hyseni shkon pa maskë në IKSHPK

Përderisa institucionet e Kosovës po bëjnë thirrje të vazhdueshme për respektimin e masave kundër COVID-19, zyrtarë të qeverisë nuk po i respektojnë vet ato.

Njëjtë ndodhi edhe sot me koordinatorin shtetëror për dialogun, Skender Hyseni.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë, ku Hyseni shihet në oborrin e IKSHPK-së, pa maskë.

Ai më pas ka hyrë në IKSHPK, teksa nuk dihet arsyeja, se a do të testohet për COVID-19, apo për diçka tjetër.

Ndryshe, në bazë të Ligjit në fuqi, dënimi për personat që nuk bartin maskën në ambiente publike është 35 euro.