PDK po mbështetë të rinjtë, studenti i arkitekturës synon një ulëse në Kuvendin Komunal në Malishevë

PDK po tregon mobilizim në prag të zgjedhjeve lokale.

Kjo parti politike po u jep hapësirë të rinjve, që edhe ata ta kenë të drejtën e tyre dhe t’u dëgjohet zëri.

Edhe Bledar Kryeziu nga Bubaveci, tashmë është bërë pjesë e listës së PDK-së në Malishevë.

Këtë e ka bërë të ditur vet i riu përmes një postimi në rrjetin social FB, i cili është ndjerë falënderues ndaj kryetarit të PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj si dhe strukturat e PDK-së, nëndega Bubavec.

Ky është postimi i studentit të arkitekturës në FB:

Të nderuar bashkëfshatarë të nderuar qytetarë të Malishevës, të dashur studentë.

Partia Demokratike, Dega në Malishevë më ka nderuar jo vetëm mua si kandidat për Asmablenë Komunale, por të gjithë ata e ato student/e që deri me tani kanë qenë target vetëm i votës e asnjëherë i përfaqësimit në institucione.

PDK mori guximin që një student i arkitekturës, një i ri ti jepet mundësia që ta ngris zërin e juaj dhe të ju perfaqësoi denjësisht duke i adresuar çdo kërkesë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Duke qenë i nderuar, po ashtu ndjenjë përgjegjësi t’i falënderoi kryetarin e PDK-së dega në Malishevë z. Isni Kilaj si dhe strukturat e PDK-së nëndega Bubavec .

Na priftë e mbara drejtë fitores .

Me Respekt Bledar Kryeziu .