Policia e Kosovës merr 20 vetura donacion nga Gjermania

Qeveria e Gjermanisë i ka dhuruar 20 vetura Policisë së Kosovës.Këto vetura kryesisht i dedikohen policisë kufitare.Kështu është bërë e ditur për media nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Ky është kontingjenti i dytë që kanë ardh në ndihmë nga qeveria gjermane dhe këto do të përdoren për luftën e trafikut të armëve dhe dedikohen për policinë kufitare, dhe falënderoj qeverinë gjermane për këtë ndihmë”, ka deklaruar ai.Ndërsa, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde është shprehur se shpreson qe me këtë donacion do të ngriten kapacitetet për policinë kufitare.“Së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, për herën e dytë bëjmë shpërndarjen prej e 20 veturave të modelit Dacia, bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona dëshmon faktin e këtij donacioni. Mendojmë që me këtë donacionin e dytë do të ngritën kapacitetet për policinë kufitare