Arrestohen tre persona, dyshohet se tentuan ta vrisnin mbrëmë një person në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë tre persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Sipas njoftimit, të dyshuarit me mjete të mprehta kishin sulmuar mbrëmë viktimën para banesës së tij në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë.

Në njoftim bëhet e ditur se viktima fillimisht është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë e më pas nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre (3) persona te dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”.

Pejë, 16 prill 2021.

Mbrëmë më datë 15 prill 2021 rreth orës 20:55, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën “ Fehmi Agani” në Pejë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty ka takuar viktimën i cili deri sa ishte ne derën e banesës është sulmuar nga persona te panjohur me mjete të mprehta, viktima është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Pas një pune intensive të Policisë sot me datë 16.04.2021 rreth orës 13:30, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar:

• F.U. i lindur me 2001

• M.Q. i lindur me 1999

• E.L. i lindur me 2000

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48- orë.