Pas atij të Mitrovicës së Veriut, dorëhiqen edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit

Pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, të njëjtin veprim e kanë marrë edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçan.

E bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë, raporton Danas

Kjo vjen pas njoftimit të Listës Serbe për tërheqjen nga institucionet e Kosovës.

Si rezultat një numër i pjesëtarëve serbë të policisë i zhveshën uniformat duke treguar kështu refuzimin e institucioneve në Prishtinë.

Sot me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut do të mbahet një protestë e organizuar nga kjo parti e cila i ka tre kërkesa.

Anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në veri, janë tri kërkesat e paraqitura.