Varrosen babë e bijë në Gjilan (VIDEO)

Babë e bijë u varrosën të dielën në varrezat e qytetit në Gjilan.

Orelda njëvjeçare e babai i saj Albatoni 33-vjeçar vdiqën njëri ditë më parë, e tjetri në vendngjarje si pasojë e aksidentit tragjik, në të cilin u lëndua rëndë edhe bashkëshortja në Hodonovc të Kamenicës.

Në përplasjen mes dy veturave, i lënduar rëndë mbeti edhe personi i katërt.