Nesër në Klinë mbahet manifestimi përkujtimor “Flaka e Janarit 2020”

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, organizohet manifestim tradicional kulturor e përkujtimor, “Flaka e Janarit 2020”.

Ky manifestim do të mbahet të mërkurën, më datë 29 janar, në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi, që ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat serbe në Rugovë të Hasit.

Në ora 11:00 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë.
Në ora 13:00 mbahet manifestimi qendror ne Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.
Manifestimi mbahet në bashkërendim të manifestimit qendror që mbahet në Gjilan.