Sokol Bashota blenë perime n`pazar të Klinës FOTO

Ish kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili humbi zgjedhjet e fundit lokale për kryetar komune, ka zgjedhur ditën e martë që të vizitojë vendin që e qeverisi për 10 vite.
E diçka çka nuk e kishte bërë për 10 vite sa ishte në krye të komunës, Bashota po e bën tash që është i papunë. Ai duket se po kujdeset edhe për blerjet e gjërave ushqimore, të cilat ka zgjedhur t`i bëj në Klinë.

Lexuesit e klina.info kanë dërguar foto në redaksinë e portalit. Madje janë shprehur të habitur, pasi sipas tyre Bashota edhe kur ka qenë kryetar i komunës rrallë ka qëndruar në Klinë.
Sokol Bashota së fundi është rizgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Klinë edhe për 4 vite.