KINA: Në Vuhan, dita e katërt pa të infektuar të rinj

Në Vuhan të Kinës – qytetin ku ka shpërthyer koronavirusi në fund të vitit të kaluar – është shënuar dita e katërt me radhë pa asnjë të infektuar të ri.

Autoritetet raportuan për 46 raste të reja në gjithë Kinën – në 24 orët e fundit – nga të cilat 45 thanë se janë të importuara.

Ministria e Shëndetësisë nuk bëri të ditur se në cilin qytet është regjistruar rasti, i cili nuk është i lidhur me të ardhurit në Kinë nga jashtë.

Ministria raportoi edhe për gjashtë vdekje të reja.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë ka kaluar 3,100.

Vuhani duhet t’i kalojë 14 ditë me radhë pa raste të reja, për të dalë nga izolimi. /