Zvicër – Kosovë, formacionet zyrtare

Kosova luan sot në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët janë mysafir të Helvetikëve në takimin e raundit të nëntë të vlefshëm për Grupin I. Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i përzgjedhësit Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Izraelit dhe synon rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Megjithatë, gjithçka do të jetë shumë e vështirë, pasi përveç mungesave të ditura tashmë e disa ditë, atyre i janë shtuar edhe Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi, mungesat tjera janë: Amir Rrahmani, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.

Në anën tjetër, vendasit e Murat Yakin kanë barazuar me Izraelin dhe duan t’i kthehen fitoreve për të siguruar kualifikimin, pas çdo rezultat tjetër do t’i linte në garë për një vend.

Formacionet zyrtare