Ngritet pllakë përkujtimore për Izet Demaj !

Dy vite më parë Izet Demaj ra hero gjatë kryerjes së detyrës së tij, duke sakrifikuar jetën e tij për të mbrojtur jetën e shumë qytetarëve që në atë ditë të zezë ishin në rrezik tejet të madh.
Kjo nuk ishte sakrifica e parë e Izetit, pasi që ai qysh në rini të hershme ishte bërë pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës. Izeti barti dy uniforma, atë të UÇK-së dhe të Policisë së Kosovës dhe i nderoj që të dyja.
Stacioni policor në Istog nga sot do të duket më madhështorë përmes simbolikës që përfaqëson kjo pllakë përkujtimore për Heroin tonë.
Lavdi !