“Turp”, Tërmokolli reagon pasi deputetët e LDK-së bojkotuan fjalimin e Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot fjalimin vjetor, por ky fjalim është bojkotuar nga PDK-ja, AAK-ja dhe LDK-ja.

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar deputetët e LDK-së, që bojkotuan fjalimin.

Tërmkolli i ka krahasuar deputetët e LDK’së që bojkotuan fjalimin, me ata të Vetëvendosjes, që dikur bojkotonin paraqitjen vjetore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Turp i deputetëve të LDK-së! Njësoj si PDK dikur, e pastaj edhe VV kur bojkotonin paraqitjen vjetore të Presidentit në Kuvend! Ani kishe institucionalista! Turp!”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.

Ndryshe, nga kjo parti vetëm tre deputetë ishin të pranishëm në fjalimin e Osmanit.