Fillon seanca, pritet të votohet rezoluta për të pagjeturit dhe disa projektligje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të vazhduar seancën plenare të javës së kaluar,

Të zgjedhurit e popullit para vetës kanë votimin e rezolutës për të pagjeturit dhe një mori projektligjesh tjera, për të cilat nuk pati vendimmarrje gjatë seancës së enjtes.

Krahas këtyre, deputetët gjatë ditës sotme do të shqyrtojnë edhe disa raporteve vjetore të organeve dhe agjencive që i përgjigjen Kuvendit.

Kjo seancë nisi me një minutë heshtje për doajenin e muzikës popullore, Ismet Peja, që mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.