Dukagjini e fokusuar në pranverë, futbollistët i nënshtrohen testeve për të parë gjendjen e tyre

Klubi nga Liga e Parë e Kosovës në futboll, Dukagjini është duke u përgatitur sa më mirë për edicionin pranveror për t’i arritur objektivat.

Së fundmi, futbollistët e klubit nga Klina i janë nënshtruar testimeve të ndryshme për të parë gjendjen e tyre në aspektin e përgatitjes.

Dukagjini është një nga skuadrat që po kërkon me ngulm inkuadrimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Ish-skuadra e Superligës së Kosovës momentalisht ndodhet në pozitën e parë në Grupin A të Ligës së Parë me 26 pikë.