Dr. Lulzim Dragidella në Gjurgjevik të Madh viziton vendin ku pushojnë eshtrat e 22 anëtarëve të masakruar.

Dr. Lulzim Dragidella ka vizituar Gjurgjevikun e Madh, ku ka ndaluar tek vendi ku pushojnë eshtrat e 22 anëtarëve të familjes Dushi. Ai në një postim në rrjetin e tij në Facebook ka thënë: Sot, vizituam vendin ku pushojnë eshtrat e 22 anëtarëve të familjes së Isuf Istref Dushit, të cilët u masakruan në përfundim të Luftës së Parë Botërore, përkatësisht në vitin 1918.

Për lirinë që e gëzojmë u shuan njerëz e familje të tëra, ndaj të cilëve e kemi borxh angazhimin e punën tonë në të mirë të komunitetit fillimisht, e kombit përgjithësisht.