Zenun Eelezaj: Bashkë do të jemi fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve!

Sot zyrtaisht ka filluar fushata zgjedhore për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit. Me këtë rast kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, i cili synon dhe një mandate të dytë për ta qeverisur këtë komunë, në rrjetin e tij social FB ka publikuar një shkrim përmes së cilit thotë se përgjatë këtyre katër viteve kanë realizuar shumë projekte, duke dhënë shembull për qeverisje të mirë dhe të barabarta.
Elezaj ndër të tjera thotë se kjo e bënë të del ballëhapur e besimplotë për të kërkuae edhe një mandat tjetër.
Ky është postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Klinës,

Aleanca në Klinë, me një aleancë të qëndrueshme e të besueshme me qytetarët, në këto zgjedhje hyn si favorit absolut dhe bashkë do të jemi fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve.
Për gati katër vite në udhëheqje të komunës e në shërbim të qytetarëve, kemi realizuar projekte madhore e të vogla, por të gjitha të rëndësishme e të nevojshme për të gjithë qytetarët e në çdo vend, pa dallime partiake e duke dhënë shembull të qeverisjes së mirë e barabartë.
Infrastruktura rrugore e shtrimi i rrjetit të kanalizimit thuajse është kompletuar në të gjitha fshatrat. Kemi realizuar projekte për trajtimin e ujërave të zeza dhe po vazhdojnë projekte të tilla. Ndriçimi publik e rregullimi i trotuareve është rregulluar në shumë fshatra e në qytet.
Shëndetësisë i kemi dhënë vëmendjen që meriton e që i ka munguar deri tash. Kemi investuar në rregullimin e QKMF-së e AMF-ve, e në sigurimin e aparateve të nevojshme e të domosdoshme për stafin mjekësor, duke ofruar shërbime cilësore për pacientët.
Klinës i kemi dhënë parkun e qytetit e kemi ndërtuar një infrastrukturë moderne e ndër më të mirat në Kosovë për klubin e futbollit Dukagjini.
Ndërtimi i stacionit të autobusëve është në fazën finale, ku për pak ditë bëjmë përurimin e tij.
Për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit po punohet në shumë fshatra, ku po investohen rreth 2.5 milion euro, kurse për sigurimin e ujit të pijshëm 24 orë në ditë për qytet kemi filluar një projekt të qëndrueshëm e që do të përfundojë në një kohë optimale.
Jam i lumtur që shumë nga premtimet e para katër viteve janë përmbushur e disa janë në realizim e sipër. Prandaj, sot, para jush dal ballëhapur e besimplotë të kërkoj edhe një mandat në krye të komunës e në shërbim të qytetarëve.
Duke e ditur gjendjen me pandeminë e rrezikun e përhapjes më të madhe të virusit, këtë fushatë zgjedhore do ta zhvillojmë kryesisht përmes rrjeteve sociale, me vetëm 5 ditë fushatë konvencionale.
Duke e pasur primar shëndetin e qytetarëve e mundësitë e kufizuara të institucioneve shëndetësore për përballjen e një vale të re të përhapjes së virusit, fushatën do ta realizojmë duke i respektuar në përpikëri udhëzimet e ekspertëve shëndetësor.
121 është numri jonë e i juaji.
121 është numri i fitores në Klinë.
#Klinaqëduam
#VazhdojmëBashkë+4

SHARE