Komuna jep shembull të mirë, vazhdon përkujdesja ndaj hapësirave publike

PO VAZHDON PUNA PËR MIRËMBAJTJEN E HAPËSIRAVE PUBLIKE

Punëtorët e vyeshëm të angazhuar për mirëmbajtjen e hapësirave publike në Klinë po bëjnë një punë të mrekullueshme, po përkujdesen çdo ditë për pastrimin e mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Një falënderim i veçantë e mirënjohje të madhe për ta, që në çdo kohë vazhdojnë të kujdesen që Klina të duket më e bukur dhe më e pastër.

Në programin zgjedhor për mandatin e ardhshëm mirëmbajtja do jetë pjesë shumë e rëndësishme e qeverisjes.

Klina do të jetë shembull për mirëmbajtjen e hapësirave publike. Për ta shtuar kujdesin, ne do ta rritim buxhetin dhe kapacitetin e mirëmbajtjes, me synim për të qenë qyteti shembull në Kosovë e rajon për pastërti. Kjo është edhe një sfidë të cilën ia kam vënë vetes.
#Klinaqëduam