Varroset sot i riu që vdiq si pasojë e plagosjes mbrëmë në Klinë

I riu që u plagos mbrëmë në qendër të Klinës nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Ai vdiq në mëngjesin e sotëm në Spitalin e Prishtines.

Klina Info ka raportuar sot se i viktima është Valentin Balaj nga Gllareva. Trupi i pajetë i tij do të varroset sot në orën 16:00 në fshatin Gllarevë.

Ndryshe, i dyshuari për këtë krim është arrestuar.