Ky është reagimi i Veteranëve pas ftesës nga Gjykata Speciale për Haradinajn

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar ftesën që Gjykata Speciale i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe këshilltarit të presidentit, Bislim Zyrapi.

Gjykatën Speciale e kanë quajtur të padrejtë dhe të njëanshme, duke shprehur bindjen e tyre se ish i pari i Qeverisë do të dal faqebardhë nga kjo. Ndërkaq, nuk e kanë mohuar që mund të ketë dhe zyrtarë të tjerë të ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Pas mbledhjes se kryesisë së OVL UÇK-së, përmes një konference për media, kryetari Hysni Gucati tha se kjo Gjykatë është e padrejtë dhe e njëanshme.

“Ne e dina që kryeministri Haradinaj do të del faqebardhë siç ka dal deri më tash. Ne e kemi dënuar disa herë Gjykatën Speciale, ne nuk presim diçka të mirë prej tyre. Posa e morëm lajmin se dhe Bislim Zyrapi ka marr ftesë për intervistë. Ne e dënojmë këtë ftesa, këto gjykata janë të padrejta të njëanshme” Gucati

SHARE