Asfaltohet rruga Klinë – Gurrakoc

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Klinë Gurrakoc, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Pal Lekaj.
Punimet për asfaltimin e kësaj rruge kanë filluar nga hekurudha në Klinë dhe asfaltimi i saj do të bëhet deri te Baci Petrol.
Me fillimin e punimeve të kënaqur janë shprehur qytetarët, të cilët theksojnë se ky investim do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit rrugor dhe po ashtu shton nivelin e sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion./Klina.info