OVL UÇK në Klinë, të pikëlluar me vdekjen e Ilir Qallapekut, njoftojnë për varrimin

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj, janë shprehur të jenë të pikëlluar nga vdekja e bashkëluftëtarit të tyre, Ilir Qallapeku nga fshati Shtupel i Klinës.

Njëkohësisht njoftojnë të gjithë se varrimi i të ndjerit bëhet ditën e mërkurë nga ora 14:00 te Kodra e Kuqe në Grabanicë të Kinës.
Ndryshe, Ilir Qallapeku, ishte edhe truproja i ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
Ai vdiq në moshë të re, nga një sulm në zemër, derisa ishte duke u trajtuar në Spitalin e Shkupit.0