VARROSET BABAI I HYSNI GUCATIT

Varrimi i të ndjerit është bërë në fshatin Morinë të Skenderajt, te varrezat e dëshmorëve, raporton Teve1.info

Babai i Hysni Gucatit, Avdullah Gucati ka vdekur dje, ku lajmin e ka bërë të ditur djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati.

Familja Gucati që nga sot ka hapur dyert për të pamet e Avdullah Gucatit në fshatin Morinë të Skenderajt.

Kujtojmë se ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati para disa ditësh erdhi në Kosovë për ta vizituar babain e tij, mirëpo nën masa të rrepta të sigurisë, nga EULEX dhe Policia e Kosovës.