Gjendje alarmante me COVID-19 në Klinë.

Që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave nga MSh dhe IKShP në këtë komunë 3215 person janë infektuar.

Nga kjo shifër aktiv sipas Drejtorit të Shëndetësisë, Shemsedin Berisha 747 raste janë aktiv.

Derisa vetëm sot 28 janë konfirmuar të infektuar e 18 të shëruar.

Nga COVID-19 në komunën e Klinës janë shënuar 62 viktima.

Berisha po ashtu përmes Klina.info i ka bërë thirrje Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që t’i furnizojë me barna nga lista esenciale pasi që sipas tij është muaji i dytë që janë në mungesë.