Barazhi i Superligës LIVE: Vjen edhe goli i dytë në ndeshjen Vushtrria – Malisheva

Sot do të përmbyllet edicioni 2021/22 në futbollin kosovar me ndeshjen e barazhit.

Stadiumi Zahir Pajaziti në Podujevë do të jetë nikoqir i ndeshjes së barazhit mes Vushtrrisë dhe Malishevës.

Vushtrriasit vijnë në këtë takim pasi përfunduan në vendin e dytë të Grupit B në Ligën e Parë dhe mposhtën Lirinë në barazhin e parë.

Në anën tjetër Malisheva përkundër se pati një sezon shumë të mirë përfundoi e teta në renditjen tabelare në Superligë dhe mbeti në barazh.

Dueli mes dy skuadrave do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në Zahir Pajaziti stadium dhe pritet të jetë shumë interesant.

Të dyja skuadrat duan vetëm fitoren, derisa pritet një numër i madh i shikuesve nga të dyja skuadrat.

VUSHTRRIA 0-2 MALISHEVA

27′ GOOOOOOL: Malisheva shënon përsëri, dyfishon epërsinë përmes Mërgim Pefqelit.

17′ GOOOOOOL: Marc-Olivier shënon për ta kaluar Malishevën në epërsi.

16′ Kundërsulm i shpejt i Vushtrrisë, por pa sukses.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Vushtrria: Tahiri, Pasoma, Shala, Caka, Emini, Maxhuni, Osmani, Halimi, Vecaj, Teqja, Rexhaj.

Malisheva: Gashi, Xhaka, Kryeziu, Dumani, Piraj, Bruqi, Vitija, Pefqeli, Sobowale, Marc-Olivier, Berisha.