Gjykata Speciale cakton datën për seancën e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale ka vendosur që më 17 dhjetor të mbahet seanca e dytë statusore në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Sipas një njoftimi të publikuar në webfaqen e Speciales, seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka kërkuar nga Prokuroria dhe Mbrojtja të dërgojnë parashtresat e tyre deri më 14, përkatësisht 15 dhjetor.